Zbulohen dhoma antike me mozaikë të veçantë pranë Koloseut të Romës

by admin
Spread the love

ROMË, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ Arkeologët kanë zbuluar disa dhoma të një shtëpie të lashtë romake me mure të dekoruara me mozaik jo shumë larg Koloseut në Romë.

“Ekspertët e Parkut Arkeologjik të qytetit zbuluan dhomat në një vend midis Forumit Romak dhe Kodrës Palatine, një nga shtatë kodrat e Romës”, njoftoi Ministria Italiane e Kulturës.

“Dekorimet e pazakonta të mureve me mozaik të shtëpisë luksoze, e cila ndoshta është ndërtuar në fund të shekullit të II para Krishtit, janë veçanërisht të jashtëzakonshme”, thanë ekspertët.

“Skenat e përshkruara në të ashtuquajturat “mozaikë të thjeshtë” janë veçanërisht mbresëlënëse”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ato përbëhen nga lloje të ndryshme guaskash deti, gurë mozaik, xham i çmuar, pllaka të vogla mermeri të bardhë dhe gurë të tjerë shumëngjyrësh.

Ato përshkruajnë disa figura të ndryshme në një sekuencë komplekse tablosh, ku përfshihen bori, pjesët e anijeve dhe vazo nga të cilat mbijnë zhardhokët dhe lule zambaku.

Dhomat e shtëpive të qytetit shtrihen në dy kate dhe ndodhen në zonën përreth Horrea Agrippiana, kompleksi më i vjetër monumental që nga periudha e Augustit të Romës së lashtë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like