Zbulohen detajet: Transferimi i Cristiano Ronaldos në United u përfundua në kopshtin e Gary Lineker

by admin
Spread the love

Transferimi, më saktë, rikthimi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United bëri një bujë të madhe në rrjet, megjithatë, interesante është mënyra se si u përfundua marrëveshja mes tij dhe klubit, shkruan Insporti.

Gary Lineker ka zbuluar se transferimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United këtë verë u përfundua në kopshtin e tij.

“Ed Woodward nënshkroi me Cristiano Ronaldon kur ishte në kopshtin tim” – tha Lineker.

“Unë kam një fotografi fantastike të tij të ulur në telefon, të cilën mund ta ndaj një ditë me lejen e tij.”

Ndryshe, Cristiano Ronaldo ka nënshkruar me ‘Djajtë’ një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

/Insporti.com

You may also like