Zbulimi informatik që transferoi të gjithë trafikun e të dhënave në internet në vetëm 1 sekondë!

by admin
Spread the love

“Mund të themi se trafiku mesatar i internetit në botë është rreth një petabit në sekondë. Ajo që ne kemi arritur të transmetojmë është dy herë më shumë se kjo shifër”

 

Një ekip studiuesish kanë bërë përparim të madh në fushën e transmetimit të të dhënave nëpërmjet fibrave optike, duke përdorur një çip të vetëm kompjuterik për të transferuar 1.84 petabit të dhëna në sekondë, që është afërsisht sa dyfishi i trafikut të të gjithë internetit (ose afërsisht sa 230 milionë shkarkime fotosh në sekondë).

Asbjørn Arvad Jørgensen nga Universiteti Teknik i Danimarkës në Kopenhagën dhe kolegët e tij nga Danimarka, Suedia dhe Japonia përdorën një çip fotonik – një teknologji e cila mundëson ndërtimin e komponentëve optikë në çipat e kompjuterëve – për të ndarë një sërë të dhënash në mijëra kanale të veçanta.

Ekipi e diferencoi transmetimin e të dhënave në 37 seksione për çdo fishë të kabllos me fibra optike, më pas i ndau këto seksione në 223 blloqe të dhënash në spektrin elektromagnetik, duke i transmetuar të gjitha ato në të njëjtën kohë, në një distancë prej 7.9 kilometrash, pa krijuar interferenca me njëra-tjetrën. “Mund të themi se trafiku mesatar i internetit në botë është rreth një petabit në sekondë.

Ajo që ne kemi arritur të transmetojmë është dy herë më shumë se kjo shifër”, thotë Jørgensen në New Scientist. “Ne po dërgojmë një sasi jashtëzakonisht të madhe të të dhënave, praktikisht, nëpërmjet një kablloje me diametër më të vogël se një milimetër. Kjo thjesht tregon se ne mund të bëjmë shumë më tepër sesa kemi arritur deri më sot në fushën e internetit”.

Ndonëse kjo shpejtësi nuk është aq e madhe sa ajo e transferimit të të dhënave prej 10,66 petabit për sekondë, e cila është e mundur aktualisht, interesi për këtë arritje rekord nga Jørgensen dhe ekipi i tij lidhet me mundësimin e një transferimi të tillë në një shkallë shumë të vogël, vetëm nëpërmjet një çipi.

Krahasuar me pajisjet tepër të mëdha që përdoren për të arritur shpejtësinë 10,66 petabit për sekondë, teknologjia e një çipi të vetëm që arrin, ose edhe e tejkalon këtë shpejtësi të transferimit të të dhënave, mbetet një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Jørgensen mendon se ata mund ta përmirësojnë më tepër konfigurimin aktual dhe të krijojnë një dizajn edhe më të vogël për çipin, aq sa madhësia e një kutie shkrepëseje. Në vend të pranisë së shumë lazerëve paralelisht, ata duan t’i zvogëlojnë pajisjet deri në nivelin e silikonit.

Ekipi arsyeton se nëse sistemi i tyre ndërtohet sipas përmasave të një serveri të vogël, ai do të mund të transmetojë aq të dhëna sa bëjnë aktualisht 8,251 pajisje të tilla të madhësisë së një kutie shkrepëseje kur vendosen në një sistem të vetëm paralel. / Digital Trends

You may also like