Zbulimi britanik: Dyshime se Rusia mund të qëllojë kundër ushtarëve që dezertojnë

by admin
Spread the love

Sipas zbulimit britanik ka gjasa që Rusia të qëllojë me armë ndaj ushtarëve të saj që dezertojnë nga lufta në Ukrainë.

Në një njoftim të ministrisë britanike të Mbrotjes thuhej se “nisur nga morali i ulët dhe hezitimi për të luftuar, me gjasë forcat ruse kanë nisur të pozicionojnë të ashtuquajturat ‘njësi ushtarake bllokuese’ ”.

Sipas autoriteteve britanike njësi të tilla janë përdorur nga Moska edhe në konflikte të mëparshme.

“Së fundmi, gjeneralët rusë ka të ngjarë t’u kenë kërkuar komandantëve të tyre të përdornin armët kundër dezertorëve, fillimisht duke i paralajmëruar, e më pas ndoshta për t’i vrarë”, bën të ditur ministria britanike e Mbrojtjes.

“Gjeneralët me siguri po kërkojnë ruajtjen e pozicioneve mbrojtëse deri në vdekje”.

Taktika e të qëlluarit të dezertorëve është me gjasë dëshmi e moralit të ulët dhe e mungesës së disiplinës mes trupave ruse.

Një ditë më parë, ndërsa Ukraina shënoi festën e trupave të artilerisë dhe raketave, presidenti Volodymyr Zelenskyy vlerësoi rolin e tyre në luftë.

“Artileria ukrainase u bë më e forta në Evropë dhe një nga më të fortat në botë, e gjithmonë do të jetë kështu”, tha zoti Zelenskyy.

Ai shtoi se pavarësisht avantazhit fizik të artilerisë armike, luftëtarët ukrainas po japin rezultate më të mira, falë aftësive të tyre, inteligjencës, besimit në vetvete dhe tek vendi i tyre.

Lexo lajme interesante

You may also like