Zbehen shpresat e Milanit për Brojën, Chelsea nuk e lejon shitjen e shqiptarit

by admin
Spread the love

Ideja e Milanit për talentin shqiptar Armando Broja, nuk është lënë pas dore nga drejtuesit e klubit, përkundrazi. Kontaktet mes kuqezinjve dhe agjentit të sulmuesit kanë vazhduar prej disa javësh.

Siç raporton dhe e përditshmja “Calciomercato”, londinezët nuk kanë ndërmend ta shesin përfundimisht Brojën. Edhe pse ky i fundit nuk është një titullar në formacionin e Graham Potter. Ky është mesazhi që Milani ka marrë ditët e fundit nga drejtuesit e “Bluve të Londrës”.

Një tjetër fakt që Chelsea nuk mendon shitjen e 21-vjeçarit, është dhe rinovimi i kontratës së shqiptarit deri në vitin 2028. Zgjidhja e vetme e Milanit për të siguruar Brojën, mund të jetë vetëm në mënyrë të huazimit. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like