Zbardhet vrasja horror në Greqi/ Viktimë mbeti një fëmijë 7-vjeç, u vra nga partneri i nënës

by admin
Spread the love

Greqia është shokuar nga zbardhja e një krimi makabër që ka ndodhur në Athinë 5 vjet më parë. Një djalë 7-vjeçar është vrarë nga partneri i nënës së tij me aprovimin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kipseli të Athinës në janarin e vitit 2017. Një 29-vjeçare bashkëjetonte me një polak, i cili sipas dëshmive që tashmë vijnë në dritë, abuzonte sistematikisht me dy fëmijët e saj me burrin e parë, djalë e vajzë, duke i rrahur dhe lënë pa ujë dhe ushqim, ndërsa ajo vazhdimisht ishte e pirë.

Në ditën e krimit ai e kishte dënuar Andrean e vogël të qëndronte në këmbë, pa ushqim dhe i kishte mbyllur gojën me shirit izolues që të mos qante, duke i shkaktuar asfiksim deri në vdekje. Ndërsa djali i vogël jepte shpirt në mënyrë martire, nëna e pranishme nuk bëri asgjë për ta shpëtuar, madje luante videogame në kompjuter. Vajzës së vogël dhe fqinjëve u kanë thënë me pas se djalin e kishte marrë ish-bashkeshorti, polak edhe ai, në shtëpinë e tij në Poloni.

Me aprovimin e saj 33-vjeçari ka vendosur në një vend të veçantë që ka ndërtuar në çatinë e shtëpisë, trupin pa jetë të vogëlushit. Ndërsa kur janë larguar nga ajo shtëpi dhe kanë zënë me qira një hyrje tjetër, ai përsëri e ka futur trupin në një kuti veglash, e ka marrë me vete dhe e ka vendosur në pjesën e poshtme të një divani prej dërrase në ballkonin e shtëpisë, aty ku e kanë gjetur mesditën e së shtunës hetuesit pas një kontrolli në banesë.

Dy partnerët që kanë pohuar krimin makabër janë arrestuar dhe ditën e hënë do të shkojnë në Prokurori.


Top Channel

You may also like