Zbardhet vendimi i GJKKO për ish kryebashkiakun Fatos Tushe dhe për disa zyrtarë të tjerë

by admin
Spread the love

Seanca për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe dhe për zyrtarët e tjerë të arrestuar është shtyrë për në datën 2 shkurt nga Gjykata Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Seanca u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u arrestua në tetor të 2021-ës dhe që prej asaj kohe është i arrestuar pasi akuzohet për abuzim me tendera dhe shpërdorim detyre.

SPAK mbylli hetimet në ngarkim të Tushes duke e akuzuar për përvetësimin e 24 milionë lekëve të reja, tender i zhvilluar në Lushnje për rehabilitimin e kanaleve të ujitjes. Ai u arrestua bashkë me dy zyrtarë të tjerë ndërsa u shkarkua nga kryeministri Edi Rama me vendim të Këshillit të Ministrave.

You may also like