Zbardhet rasti “Bllacë e Poshtme”, MPB ka nisur procedurë diciplinore për gjashtë policë

by admin
Spread the love

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në MPB ka zbardhur rastin е datës 17.8.2024 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” gjatë sigurimit të delegacionit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pas kontrollimit të materialeve zyrtare, analizës së video-pamjeve dhe bisedave me zyrtarët policorë, për shkak të shkeljes së rendit dhe disiplinës së punës nga neni 187 dhe 210 nga Marrëveshja Kolektive e MPB-së, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale do të përgatisë propozime për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj punonjësve të policisë N.R., M.S., A.B., B.A, N.B. dhe B.S.”, njoftoi MPB.

Nga departamenti për kontroll të brendshëm konstatuan se delegacioni në të cilin si bartës paraqitet Kryetari i Kuvendit, kalon kufirin shtetëror në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” në korsinë për dalje nr. 1 dhe përgjatë tij kalojnë gjashtë automjete civile, të cilat i bashkohen delegacionit në hapësirën ndërmjet pikave kufitare, pa kontrolluar pasagjerët dhe automjetet.

MARKETING



You may also like