Zarfi i zi/ Luizi, Maestro & Kristi në nominim, thyen rregullat e programit

by admin
Spread the love

Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother VIP gjatë ditës së sotme, teksa përmbajtja e tij u zbulua pikërisht gjatë spektaklit të kësaj të marte.

Për shkak se Luizi, Kristi dhe Armaldo thyen një nga rregullat kryesore të këtij formati, që është të futen në të njëjtën banjë njëkohësisht, ndërkohë që një gjë e tillë nuk lejohet, ata e kanë bërë diçka të tillë.

E për këtë arsye, Vëllai i Madh futi një zarf të zi brenda në shtëpi, duke ndëshkuar në këtë mënyrë të tre banorët.

Për shkak se ata thyen rregullat, Vëllai i Madh vendosi që ata të tre të dërgohen në nominim dhe një prej tyre do të dalë nga shtëpia të shtunën!

You may also like