Zarf në shtëpinë e Big Brother VIP, të gjithë banorët “shpërthejnë” në lot – Shqip

by admin
Spread the love

17:13 | 30 Nentor 2021

Me rastin e Ditës së Flamurit, Donaldi pikturoi mbi një copë të bardhë portretin e Ismail Qemalit.

Pas festimeve, banorët vendosën që këtë portret ta vendosnin në shitje dhe të ardhurat që do të grumbulloheshin do të shkonin për bamirësi.

Sot, ‘’Vëllai i Madh’’ i njoftoi banorët se ky ankand do të zhvillohet gjatë spektaklit të sotëm.

Banorët u prezantuan me tre kauza të rëndësishme dhe do të duhet të zgjidhnin njërën prej tyre.

Ata do të duhet që të ardhurat e grumbulluara t’i kontribojnë për terapinë e disa fëmijëve që vuajne nga spektri autik, për festimin e ditëlindjes së disa prej fëmijëve që nuk kanë mundur kurrë ta shijojnë këtë festë ose për shkollimin e Pranverës (vajzës e cila rrit e vetme 4 motra/vëllezër).

I gjithë ky lajm ka emocionuar tepër banorët, teksa Donaldi nuk ka mundur të mbajë as lotët gjatë leximit të zarfit.

You may also like