Zarf në shtëpinë e Big Brother, kjo është sfida e radhës për banorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vëllai i Madh ka futur dy zarfa në shtëpi. Digitalb, platforma televizive, i dhuron banorëve bluza që titullohen “DUA” në formë simbolike si një përqafim i ngrohtë për secilin prej tyre.

E ndërsa zarfi i dytë ka si përmbajtje provën javore. Secili banor do të luajë me “rrotullën digitalb”.

Në momentin që banorët do të shohin emrin e tyre në ekranin e living, ata duhet të vrapojnë për të shkruar tek rrotulla në oborr.

Koha për secilin banorë është dhjetë minuta. Një nga banorët luan, ndërsa një banorë tjetër ndihmon të pengojë rrotullimin e pajisjes gjatë dhjetë minutave të  lojës.

Në bazë të kësaj lojë do të varet edhe buxheti javor i banorëve.

You may also like