Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP/ Pritet eliminimi i këtij banori

by admin
Spread the love

Gjatë kësaj të marte, një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP Albania. Zarfi ka ardhur menjëherë pas debatit të ashpër mes Kristit dhe Antonetës.

Thuajse të gjithë banorët i kërkuan Kristit që t’i kërkojë falje Antonetës, por ai u përgjigj se nuk e ka ofenduar në asnjë moment atë dhe nuk ka se pse i kërkon aspak ndjesë. Sipas Kristit, e gjitha ka qenë një batutë e rastit.

Kujtojmë se një gjatë mëngjesit të së hënës, Antoneta dhe Kristi u përfshinë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin. Ndërsa Kristi po bisedonte me Luizin, Antoneta ndërhyri në bisedë duke bërë një pyetje që kishte të bënte me Kristin.

Artisti përdori një frazë në gjuhën angleze “Who the fuck is this gay”. Kjo batutë nga ana e tij, acaroi Antonetën, e cila e quajti të paedukatë dhe i kërkoi që atë batutë t’ia thoshte në shqip.

You may also like