Zaniolo te Juventusi javën e ardhshme, Roma ul pretendimet ekonomike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nicolo Zaniolo dhe Juventusi duket se janë më pranë se kurrë. Sipas asaj që raportohet nga Italia, marrëveshja midis dy klubeve pritet të mbyllet në javën e ardhshme.

Pasi negociatat kishin ngecur, ka qenë Roma që ka ulur pritshmëritë ekonomike që ka për fantazistin e saj. Nga 50 milionë euro, Roma tashmë i ka kërkuar Juventusit rreth 40-45 milionë euro për të lënë të lirë Zaniolon.

Një shifër që është disi e përballueshme nga “Zonja e Vjetër” dhe është e gatshme të mbyllë marrëveshjen brenda javës së ardhshme. Ndërkohë që Roma ka refuzuar sërish ofertën e Juventusit për të futur në marrëveshje edhe brazilianin Arthur. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

 

You may also like