Zanetti zbulon prapaskenën e merkatos: Donim të afronim dy lojtarë të Argjentinës

by admin
Spread the love

“Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez? E kam kuptuar më parë se ata do të bëjnë një rrugëtim të madh.” Kështu është shprehur legjenda e Interit dhe Argjentinës, Javier Zanetti për dy lojtarët që janë duke lënë një impakt pozitiv për Albicelesten në këtë Kupë Bote.

Tek Interi i tij lojtarët nga Argjentina kanë qenë gjithmonë një trend, dhe një prej tyre është Lautaro Martinez i blerë nga zikaltrit katër vite më parë.

“Fernandez dhe Alvarez, janë nga ata lojtarë që do të kenë një të ardhme të ndritur. E njëjta gjë ka ndodhur me ne me Lautaro Martinezin. E kemi blerë ku ishte 21 vjeç, ndërsa tani është 25. Në këto katër vite është rritur shumë. Kur blen një lojtar të ri, nuk duhet të shohësh menjëherë se çfarë mund të japë në moment për skuadrën, por çfarë do të të japë 4 apo 5 vite më vonë.

Nga Fernandez dhe Alvarez më ka pëlqyer personaliteti, duke marrë parasysh se janë futur në fushë në një moment të vështirë për Argjentinën dhe janë kthyer në protagonistë me personalitet, diçka që është e rëndësishme.”

Sigurisht që Zanetti nuk është njeriu që merret drejtpërdrejtë me merkaton e Interit, por ndikimi i tij në Argjentinë, bën që ai të ndërhyjë në disa tratativa kur vjen puna për lojtarët nga shteti amerikano-latin. Në listë kanë qenë edhe dyshja Fernandez-Alvarez, por që në fund nuk u blenë nga Interi dhe arsyen e shpjegon pikërisht Javier Zanetti.

“Të dy ishin në listën e emrave që ne kërkonim t’i afronim, por kushtet ekonomike nuk na lejuan që të bënim këto afrime”, përfundoi Zanetti në intervistën e tij për ESPN. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like