Zanetti leksion lojtarëve: Mund të jenë të mirë, por diferencën e bën vlera humane

by admin
Spread the love

Kapiteni legjendar i Interit, njëkohësisht edhe zëvendës president, Javier Zanetti ka folur për situatën e zikaltërve dhe lidhjen që lojtarët duhet të kenë me fanellën. Ai komentoi gjithashtu edhe për largimin e Andrea Ranocchias, ndërsa iu shmang pyetjeve të tjera për merkaton.

“Gjeja që duhet të kupojnë është rikthimi në bazë, te vlerat. Është diçka thelbësore. Dikush mund të jetë i mirë, por diferencën e bëjnë vlerat humane. Kur dikush bëhet pjesë e një grupi dhe përfaqëson një klub si Interi, duhet të kuptojë fanellën që përfaqëson, historinë.

Nuk po flasim për histori vetëm sepse kemi fituar ne, kur erdha tek Interi më folën për “Grande Inter” dhe për mua ishte e rëndësishme të kuptoja se ku po vija.

Lojtarët e ditëve të sotme duhet ta kuptojnë këtë gjë. Mua më pëlqen të shikoj anën humane, kam një vlerësim të madh për Andrea Ranocchian. I uroj më të mirat në aventurën e tij të re te Monza”.

Për sa i përket merkatos, Javier Zanetti u përgjigj shkurt duke thënë se nuk merret ai me këtë pjesë. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

 

You may also like