Zanetti dhe Ausilio në Katar për sulmuesin francez, Bayern bëhet pengesë

by admin
Spread the love

Dy drejtuesit e Interit, Piero Ausilio dhe Javier Zanetti, janë në Doha të Katarit, për të ndjekur Kupën e Botës. Megjithatë drejtuesit nuk kanë shkuar vetëm për kompeticionin më madhor të futbollit.

Klubi zikaltër është aty dhe për të ndjekur sulmuesin Marcus Thuram, i cili është i grumbulluar me Kombëtaren e Francës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pengesa e Interit për të afruar Thuram, është gjiganti gjerman Bayern Munich.

Bavarezët po përgatisin një ofertë prej 10 milionë eurosh në drejtim të Gladbach për shërbimet e lojtarit. Gjithashtu Bayerni i ka ofruar djalit të ish-mbrojtësit Lilian Thuram një kontratë 5-vjeçare. Nga ana tjetër Interi kërkon të ofrojë po 10 milionë euro me shpresën se mund të bindë sulmuesin të transferohet në Milano.

Kontrata e 25-vjeçarit me Borussia Monchengladbach, skadon në qershor të 2023 dhe ky i fundit nuk ka ndërmend të rinovojë. Në këtë situatë me lojtarin nuk pranon rinovimin, klubi gjerman do ishte gati të dëgjonte çdo ofertë për lojtarin në janar. /oversport.tv

You may also like