Zana El Saban shqiptarja që është yll në Instagram dhe bënë makeup hollivudian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ajo është femër e pashme, profesioniste e dëshmuar e fushës së bukurisë dhe nënë e bashkëshorte mjaftë e dedikuar. Zana El Saban ka lindur në Tetovë, por jeton e vepron në Gjermani, ku edhe po e jeton suksesin në profesionin e saj. Shumë njerëz e ndjekin në Instagram dhe kanë kurreshtje për të, punën dhe jetën e saj.

Zana EL Sabani, na fol pak më shumë për vetën?
Unë do të thoja që jam një person shumë pozitiv, i gjallë dhe i orientuar drejt qëllimeve. Unë nuk e lë veten të manipulohem, por marr vendimet e mia, që do të thotë se e di vlerën time.

Jeni nga Maqedonia, por jetoni në Gjermani, apo?
Kam lindur në Maqedoni gjegjësisht në Tetovë dhe jam rritur në Gjermani në Braunschëeig. Rininë time e kalova në Shtutgart. Aktualisht jetoj në Këln. Jam e martuar dhe kam një vajzë që është një vjeç. Merrem me tendencat e make-up-it, ngritjen e qerpikëve, zgjatimin e qerpikëve dhe heqjen e vetullave.

Në fakt, kur u inkuadrove në botën e së bukurës?
Edhe si fëmijë i vogël, kur ishim me pushime në vendlindjen tonë dhe sezoni i dasmave ishte siç e dimë ne, nuset shqiptare i shikoja me sy të zmadhuar se si ishin grimuar. Më frymëzonte aq shumë kjo sa gjithmonë thoja me vete se një ditë do të doja t’i shoqëroja nuset në këtë rrugë dhe t’i perfeksionoja me grimin për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre. Kur mbusha 18 vjeç, fillova dalëngadalë të eksperimentoja me make-up mbi veten time dhe më pas hapa një faqe në Instagrami dhe prodhova video se si e bëja grimin tim. Këto video u pritën shumë mirë.

Ti edhe je shkolluar e profesioanlizuar për këtë gjë?
Rruga ime profesionale filloi me një stazh si nëpunëse në menaxhimin e një zyre. Pas trajnimit, mora një kurs fillestar si grimere. Më pas erdhi trajnimi për ngritjen dhe zgjatimin e qerpikëve. Së fundmi kam marrë pjesë me sukses në punëtorinë me Dafine Nezirin. Që nga viti 2019 kam bërë make-up për persona të ndryshëm (nuse, festa beqarie etj.) në rrethin e Këlnit dhe sipas kërkesës edhe në Shtutgart.

Cilat jane sherbimet që ju i ofroni dhe ku?
Ofroj grim dite, mbrëmje dhe për nuse. Përveç kësaj, bëjë heqjen e qerpikëve, zgjatimin e qerpikëve dhe, së fundmi, heqjen e vetullave. Gjithçka në rrethin e Këlnit. Në shtëpi kam krijuar studion time të shtëpisë për klientet e mija.

Faqja jote në Instagram ndiqet nga shumë njerëz. Sa komentoheni dhe për çka më shumë?
Jam shumë aktive në Instagram. Mundohem të jem produktive veçanërisht në fundjavë, duke u përpjekur të provoj tendencat më të fundit. Le ta themi kështu: Unë kaloj patjetër 1 deri në 2 orë në ditë në Instagram për të mos humbur asnjë tendencë të re. Në fund të fundit kjo është puna ime.

Ju keni shumë stil. Kush ju frymezon?
Kam frymëzime të ndryshme që më pëlqen t’i shikoj, si Dafine Neziri apo Makeupbymario, por në fund përpiqem të zhvilloj dhe praktikoj teknikat e mia sepse nuk dua të jem kopje e dikujt tjetër. Tashmë duhet ta kuptoni që unë e kam krijuar këtë look, si të thuash, të gjithë kanë vulën e tyre në lidhje me grimin që bëjnë.

A kërkojnë femrat tjera që ti bëshë të duken si ti?
Më mirë nuk do të thoja se duan të jenë si unë, sepse të gjithë janë unik ashtu siç janë.
Ndjekësit e mi shpesh pyesin se si kujdesem për lëkurën time sepse është kaq e pastër ose çfarë produktesh përdor. Ndonjëherë ka edhe pyetje të modës, gjithashtu më pëlqen të tregoj në prurjen time se si e stiloj veten si nuse.

Cilat janë markat tuaja të preferuara në grim dhe veshje?
Më pëlqejnë produktet e nivelit të lartë. Maccosmetics, produkte Hudabeauty, Chanel dhe shumë të tjera. Për markat e veshjeve më pëlqen Zara dhe për çanta rripat, Louis-Vuitton, Gucci ose Michael Kors.

Cila është jeta jote private?
Jam e martuar prej tre vitesh dhe kam një princeshë të vogël një vjeçare që quhet, Jamalia. Na pëlqen të udhëtojmë së bashku, sepse na pëlqejnë shumë udhëtimet në qytet. Përveç veshjeve dhe grimit, më pelqen që shpesh të dukem edhe si nuse, siç e kam thënë disa herë, pasi e dua traditën tonë dhe gjithashtu kam dëshirë ta praktikoj.

Diçka që ka mbetur pa u thënë?
Jam me fat që kam një familje të vogël të shëndetshme. Planet e mëtejshme janë të lidhura ngushtë me fushën e grimit. Ndoshta së shpejti do të dëgjoni diçka të re nga unë, kush e di. Dhe, për këdo atje jashtë me një ëndërr, besoni në veten tuaj, mos e humbni kurrë shpresën, sado e vështirë të jetë, ajo gjithmonë shpërblehet në fund.

Nderim Neziri

 


You may also like