Zaharova bëhet ironike, pyet a ka hequr dorë Amerika nga mbështetja e sovranitetit të Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, është përpjekur që të krijoj një lidhje në mes të agresionit rus në drejtim të Ukrainës dhe çlirimit të Republikës së Kosovës nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit në vitet e 90-ta.

Zaharova në mënyrë irnoike ka pyetur nëse Washingtoni ka ndaluar se përkrahuri sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke e interpretuar rusisht një deklaratë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Blinken teksa kishte folur për situatën e krijuar në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës kishte thënë se një prej synimeve të Amerikës në negociatat me Rusinë për garantimin e sigurisë është mbrojtja e parimeve themelore të raporteve ndërkombëtare, ku përfshihet edhe pamundësia për ndryshimin e dhunshëm të kufijve.

“A nënkupton kjo se Washingtoni nuk e mbështet më ‘sovranitetin e Kosovës’ dhe nuk e kundërshton kthimin e Sirisë në Ligën Arabe”, ka shkruar Zahkarova në kanalin e saj në Telegram.

Republika e Kosovës është çliruar në vitin 1999 si rezultat i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës së aleatëve perëndimor si Amerika, Gjermania, Franca, Italia e Britania e Madhe, përfshirë këtu edhe NATO-n.

Në vitin 2008, Kosova ka shpallur edhe pavarësinë e saj, akt ky që njihet nga më shumë se 100 shtete të botës dhe vendim që ka marrë edhe vulën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

You may also like