Zaevi të martën do të propozojë të largohet nga LSDM, Kovaçevski nuk komenton nëse do të jetë mandatar dhe lider

by admin
Spread the love

Erdhi nga Strumica si kryetar komune, kurse atje do të kthehet si ish-kryeministër dhe lider i LSDM-së. Por, ai nuk është i vetmi që dha dorëheqje në parti. Para tij, këtë e bëri edhe Branko Cërvenkovski, kur në vitin 2004 në mes të mandatit të tij vendosi të tërhiqet edhe nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit, me qëllim që të kandidojë për President të shtetit.

Katër vite më vonë, nga posti i kreut të partisë u tërhoq edhe Radmilla Shekerinska, pas humbjes së socialdemokratëve të cilët ishin në opozitë në zgjedhjet e para të parakohshme parlamentare në vitin 2008. Megjithatë, Zaevi është njeriu i parë i cili ishte në krye të LSDM-së dhe në përgjithësi në skenën politike në vend, i cili dha dorëheqje për shkak të humbjes së zgjedhje lokale.

Do të kërkoj nga organet dhe trupat e partisë që të martën të thirret Bordi Ekzekutiv dhe Bordi Qendror i LSDM-së, me qëllim që të konstatohet dorëheqja ime nga posti – kryetar i partisë dhe menjëherë të fillojë procedura në pajtueshmëri me Statutin e partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSDM-së. Të gjithë ata që bënin drama, sidomos nga opozita jonë, vazhdimisht po e gënjejnë popullin dhe e hutojnë. Ja fjala është fjalë dhe do të jem shumë i lumtur që të shoh fjalë kaq të mëdha të dhëna nga politikanë të tjerë për poste kaq të rëndësishme”, tha Zaev.

Partnerët e tij, si dhe shumë diplomatë të huaj konsiderojnë se i ka “ngatërruar punët” kur ka vendosur të largohet nga pushteti qendror (ekzekutiv) për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale. Por, kush do ta zëvendësojë Zaevin? TV21 tashmë raportoi se pasardhësi i tij do të jetë personi i cili dje ishte ulur pranë tij, por kjo nuk u pohua, e as nuk u mohua. Zëvendësministri i Financave dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski është favorit për t’u ulur në kolltukun e Zaevit, por ai nuk deshi të komentojë asgjë lidhur me këtë.

Të gjithë duhet të kemi respekt politik dhe etik ndaj kryetarit Zaev dhe ndaj hapave vendimtarë dhe të guximshëm të cilët së bashku, të gjithë qytetarët, duhet t’i vazhdojmë në rrugën drejt ardhmërisë sonë më të mirë. Nuk mendoj se në këtë moment unë jam më i rëndësishëm, por ardhmëria e vendit. Kështu mendon LSDM-ja, shteti dhe para së gjithash qytetarët”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski është bashkëpunëtor i ngushtë i Zaevit me të cilin kanë studiuar në Fakultetin Ekonomik. Ai ka qenë pjesë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së edhe në kohën e Branko Cërvenkovskit. Babai i tij, Sllobodan Kovaçevski është ish-kryetar i Kumanovës dhe ambasador i Maqedonisë në Mal të Zi.

Lexo lajme interesante

You may also like