Zaev: Zgjedhjet lokale do të dërgojnë mesazh se në cilën rrugë duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love

Sipas të gjitha analizave, pritjet tona janë që të kemi më së shumti kryetarë komunash, më shumë këshilltarë dhe më shumë vota si koalicion qeveritar. Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse ato dërgojnë një mesazh se në cilën rrugë duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut, qytetarët do të thonë në cilin drejtim duhet të vazhdojmë, tha Kryeministri dhe lideri i LSDM -së, Zoran Zaev për “Sitel”.

Ai shtoi se Maqedonisë së Veriut nuk i duhen zgjedhje të reja parlamentare, por një periudhë në të cilën ekonomia do të punohet dhe standardi do të përmirësohet. Megjithatë, ai njoftoi se nëse mesazhi i zgjedhjeve lokale është në kundërshtim me pritjet e tyre, të gjitha mundësitë janë të hapura.

I pyetur në lidhje me sfidën e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë pandemisë, kryeministri Zaev tha se vendi tashmë ka një përvojë të tillë nga viti i kaluar, kur treguam se nëse duam mund t’i përmbahemi të gjitha protokolleve dhe masave.

Është e rëndësishme të shfrytëzojmë këtë moment dhe t’u dërgojmë një mesazh simpatizantëve dhe mbështetësve tanë që të jenë të kujdesshëm, të mbajnë distancë, të respektojnë masat dhe protokollet sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve”, tha Zaev.

Lexo lajme interesante

You may also like