Zaev sot jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zoran Zaev sot në Kuvend do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional vjetor para deputetëve të presidentit Stevo Pendarovski.

Pas humbjes në zgjedhjet e fundit lokale, Zaev njoftoi se do të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat, ndërsa tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozita udhëheqëse në LSDM.

Siç bëhet e ditur, lider i ri i LSDM-së u bë zëvendësministri aktual i Financave Dimitar Kovaçevski, i cili pritet të jetë edhe kryeministër për formimin e qeverisë së re.

You may also like