Zaev: Shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë

by admin
Spread the love




Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për viktimat e krimit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë.

Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura.

Jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”, ka shkruar Zaev. /SHENJA/


You may also like