Zaev: Populli më dha mandat për të gjetur zgjidhje dhe jo për të arsyetuar politika të shekullit të kaluar

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për nisjen e negociatave dhe për zhbllokim të rrugës për anëtarësim me Bashkimin Evropian, tha kryeministri Zoran Zaev në Slloveni teksa bëri të ditur se Bullgaria sërish është kundër anëtarësimit të vendit tonë në shtëpinë e madhe evropiane.

Zaev shtoi se ka marrë mandat nga populli për të gjetur zgjidhje dhe jo për të arsyetuar politikat e shekullit të kaluar. Këtë e tha duke aluduar në Bullgarisnë.

Kërkoi që procesi i anëtarësimit të bazohet kryesisht në përmbushjen e reformave dhe jo në kontestet bilaterale.

Megjithatë siguroi, se pas zgjedhjeve si vendi ynë dhe Bullgaria duhet të marrin hapa vendimtar për të gjetur zgjidhje.

Por shtoi, identiteti maqedonas nuk do të jetë temë e diskutimit.

“Populli im më ka dhënë mandat për të gjetur zgjidhje dhe jo për të arsyetuar politika të shekullit të kaluar. Deri tani nuk ekziston shtet anëtar në Bashkimin Evropian që ka ndonjë vërejtje për çfarëdo reforme. Përparimi ynë në integrimet në Bashkimin Evropian, fillimisht duhet të varen nga reformat vendore të lidhura me arritjen e standardeve evropiane dhe jo nga çështjet bilaterale. Për këtë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e kontesteve bilaterale të cilat zvarriten nga e kaluara kurse dëshmi për këtë është edhe Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë nga viti 2017-të. Nuk është risi që në frymën e marrëdhënieve të mira ne jemi të gatshëm të intensifikojmë raportet me fqiun tonë, Republikën e Bullgarisë. Ne themi po, mundemi dhe duhet që të dy palët, menjëherë, pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut, ashtu siç na ngjanë, me sinqeritet politikë të ndërmarrin vendime vendimtare për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Por, gjithashtu, nuk është informacion i ri, se qëndrimi ynë i qartë dhe i zëshëm për çështjet identitare, është se identiteti maqedonas nuk mund të jetë temë për negociata”, tha Zaev.

Lajme interesante

You may also like