Zaev për rigjykimin e Mijallkovit: Ka mbetur vetëm ta bëjnë drejtor të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare!

by admin
Spread the love




Ish-kryeministri Zoran Zaev ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin është rrëzuar aktgjykimi për rastin “Target”, me të cilin ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit DSK, Sasho Mijalkov, ishte dënuar me 12 vjet burgim. Politikani që udhëhoqi fushatën e publikimit të përgjimeve “E vërteta për Maqedoninë” vlerëson se ky vendim i Apelit ka zhgënjyer mijëra qytetarë kanë luftuar me vite për të rrëzuar “tiranët lakmitarë të ish-regjimit”.

ZORAN ZAEV, ISH-KRYEMINISTËR

“Çfarë mund të ndodhë më pas, që Mijalkov të bëhet drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Gruevski të kthehet i pafajshëm mbi kalë të bardhë? Edhe nëse nesër bëhemi anëtarë të BE-së, kjo nuk do ta lajë këtë turp”.

Zaev, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me një vendim të tillë jepet mesazhi i përsëritjes së akteve të tilla të shëmtuara. /SHENJA/


You may also like