Zaev për dorëheqjen: Do shohim koalicionim me Alternativën dhe rrjedhën e bisedimeve me Bullgarinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zaev planifikon të qëndrojë kryeministër derisa të përfundojë negociatat me Alternativën dhe të shohë se çfarë do të ndodhë me Bullgarinë.

Siç ka deklaruar sonte për Telma kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev, do ta aktivizojë dorëheqjen pas zgjidhjes së këtyre dy kushteve.

”Së pari duhet të përfundojnë negociatat për mazhorancën parlamentare me Alternativën. Nëse plotësohet dhe shpallet publikisht, do të bëhet vlerësimi me një shumicë të qëndrueshme dhe të shtuar parlamentare për të hyrë në Kuvend me procedurë për zgjedhjen e qeverisë me Alternativën, në varësi të negociatave me Bullgarinë. Një nga arsyet më të rëndësishme pse Alternativa do të hynte në qeveri është që të sigurohet një qeveri stabile dhe një shumicë stabile për shkak të fillimit të negociatave me BE-në”, tha Zaev.

Ndryshe, nesër në ora 14 në Klubin e deputetëve është planifikuar një takim tjetër mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës Afrim Gashi, nëse kjo parti do t’i bashkohet Qeverisë dhe shumicës parlamentare apo do të mbetet në opozitë.

You may also like