Zaev në Shkup: Ejani të jemi të mençur, pasi me një hap pas jemi në vitin 2016 dhe 2001

by admin
Spread the love

Borçeja, Elena, Vjollca, Aleksandri, Xhevrija, Hysniu, ju, ne, qytetarë evropianë, është e mundshme, e realizueshme, e domosdoshme është bashkimi. Të bashkuar para është koncepti i vetëm që me vete merr edhe kapacitetin për përparim të shtetit“, kështu është shprehur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin në Shkup.

Shtoi se kjo siguron jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi mbështetje për Petre Shilegovin, për të parin e Shkupit, kjo pasi siç tha Zaev, me një hap jemi afër botës progresive, por me një hap pas jemi në vitin 2016 apo edhe në vitin 2001.

Kërkoi mençuri, pasi siç tha, nuk duhet që të vendosim frena në rrugë.

Shtoi se “ose do të jemi të gjithë të lumtur, ose nuk ka lumturi për askënd dhe se me një hap jemi lartë, në male dhe do të realizojmë edhe një flamur të fitores, të lirisë dhe integrimit”.

Kërkoj mbështetje për ardhmërinë tonë të përbashkët progresive, për Shkupin, qytet evropian, për Shkupin që afron, për Shkupin tonë, tuajin, timin, të të gjithëve dhe Shkupin që jetojnë për vete. Maqedonia e Veriut, shtet evropian, anëtar i NATO-s, shtet i integruar që reflekton paqe, shtet i cili është nga bota e hapur progresive. Por me një hap jemi edhe pas, në vitin 2016, dhe kush e di ndoshta edhe në vitin 2001. Në rreziqe, paqartësi, krizë dhe izolim. Sigurisht se keni dëgjuar për centimetrin e fundit. Asgjë nuk ka më të vështirë se centimetri i fundit… Kjo tregon nëse ne do të arrijmë në maje në këtë centimetër të fundit, kurse kur suksesi duket se është kapur, atëherë ne jemi më komod. Paraqitet gropë në rrezikun më të madh dhe nëse nga kjo pakujdesi do të rrëshqasim poshtë. Kjo pikë kritike nuk duhet të ndodh. Kjo pikë kërkon që lodhjen ta vendosim në erë mbi shpinën tonë, në koncentrim dhe vullnet, ta bëjmë centimetrin e fundit drejt suksesit. Ejani të jemi të mençur dhe të mos lejojmë vetë të vendosim frena në rrugë”, tha Zaev, transmeton TV21.

You may also like