Zaev: Në BE po hyjmë si maqedonas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish kryeministri Zoran Zaev pas miratimit të propizimit francez në Kuved, ka shkruar se pas 17 vjetësh, po fillojmë negociatat me BE-në.

Postimi i plotë i Zoran Zaevit:

Në këtë ditë të rëndësishme, dua t’i uroj qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas 17 vjetësh, më në fund kemi një hap të madh përpara – po fillojmë negociatat me BE-në. Posaçërisht dua ta përgëzoj popullin maqedonas – ne hyjmë në BE si maqedonas, me identitet të mbrojtur maqedonas dhe shumë e rëndësishme, me gjuhën tonë maqedonase.

Falënderoj të gjithë deputetët, politikanët dhe qytetarët maqedonas si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Bullgari, të cilët u ngritën mbi ndarjet dhe mbështetën këtë zgjidhje, e cila jam i bindur se lejon rivendosjen e miqësisë dhe përparimin.

Faleminderit Pendarovskit, Kovaçevskit, Mariçiqit, Osmanit, Ahmetit dhe gjithë koalicionit tonë qeveritar dhe veçanërisht deputetëve maqedonas që votuan për të ardhmen evropiane. Falë GERB të Bojko Borisovit si dhe Mustafa Karadait, kryetar i partisë liberale DPS, nga e cila vjen edhe Ilhan Quchuk, i cili së bashku me deputetët e partisë PP të Petkovit dhe partisë DB të Hristo Ivanov, panë këtë mundësi për një hap të përbashkët përpara.

Falënderoj të gjitha bashkësitë etnike në vendlin tonë që edhe një herë qëndruan krah për krah me popullin vëllazëror maqedonas.

Dua të inkurajoj qytetarët që të vazhdojnë në këtë rrugë. Ka ende shumë punë, por më në fund po lëvizim dhe hapim procese të reja evropiane.

I kuptoj ata qytetarë që janë të zemëruar dhe të shqetësuar për situatën ekonomike dhe të sigurisë – stabilitetin, inflacionin, rritjen e çmimeve. Ata janë të fokusuar në sigurimin e stabilitetit për veten dhe familjet e tyre. Ata janë të zhgënjyer nga rruga e dhimbshme drejt BE-së dhe seria e gjatë e përpjekjeve të pasuksesshme për fillimin e negociatave, për të cilat me të drejtë janë të zemëruar me BE-në, por edhe me politikanët nga Republika e Bullgarisë për shkak të ndalimit të papritur që na kanë shkaktuar.

Por duhet ditur se nuk është detyrë e qytetarëve të kujdesen për grackat e mundshme në dokumente – është punë e liderëve dhe politikanëve.

Qeveria dhe Parlamenti janë të detyruar të dinë gjithçka dhe të marrin vendime të sakta për shtetin dhe popullin. Jam i bindur se vendimi për të mbështetur këtë propozim siguron të ardhmen evropiane dhe garanton identitetin maqedonas në BE.

Nuk ka të ardhme më të mirë se e ardhmja në të cilën ne jemi anëtarë të BE-së. Këtë e dimë të gjithë. Pyetje të tilla nuk duhet të llogariten me një vlerësim. Politikanët shkojnë e vijnë. Është e rëndësishme që shteti dhe populli të ecin përpara drejt një të ardhmeje të caktuar.

Në fund të fundit, qeveria duhet të jetë shtetformuese dhe asgjë tjetër. Duhet të merren vendime sepse është e vetmja gjë e duhur.

Po opozita? Më vjen keq që të gjitha këto i përdorën vetëm për të ardhur në pushtet, por në kurriz të kësaj nuk bënë asnjë hap për të ndihmuar popullin dhe shtetin. Prandaj janë dhe do të jenë gjatë në opozitë.

Prandaj, mbani mend – për Marrëveshjen e Ohrit, disa thoshin se do të ishim bërë më shqiptarë, për organizimin territorial do të kishim federalizuar, për Prespën do të kishim humbur identitetin tonë.

Kështu thonë ata që nuk kanë vizion për të ardhmen. Ne kemi thënë gjithmonë – kjo është rruga drejt së ardhmes. Tani koha është gjykatësi më i mirë – le ta kujtojnë qytetarët se kush kishte të drejtë. Pra, tani – ata që gabuan në çdo udhëkryq, e kanë gabim tani“- shkruan ai.

You may also like