Zaev: Fitojmë me unifikim të partive politike që garantojnë përparim dhe rritje ekonomike

by admin
Spread the love

Kryeministri njëherit edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në tubim në Ohër tha se zhvillimi për këtë qytet duhet të vazhdojë.

“Zhvillimi do të vazhdojë vetëm nëse bashkohem rreth partive politike që garantojnë zhvillim, rritje ekonomike por edhe mbrojtje të kësaj trashëgimie kulturore dhe natyrore”, tha Zaev.

Ai tha se banorët e Ohrit duhet të zgjedhin mes drejtësisë dhe investimit te qytetarët dhe rritjes ekonomike ose shkatërrimit të qytetit dhe liqenit dhe shpenzimi i parave në tenderë krimi.

Si pushtet qendror gjatë këtyre katër viteve shënojmë suksese ekonomike dhe kjo është vërtetuar nga të dhënat statistikore. Për vetëm katër vite të gjitha pagat janë rritur për mbi 6.000 denarë, ndërsa papunësia është ulur në 15.9% dhe për 300% është rritur ndihma sociale”, tha Zaev.

Lajme interesante

You may also like