Zaev: Do ta lexojë raportin dhe do të vendosë për dorëheqjet e ofruara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se gjatë ditës ose më së voni nesër do të jep komentin e tij lidhur me raportin e publikuar nga hetimi për zjarrin modular në spitalin kovid në Tetovë.

“Me të vërtetë për herë të parë dëgjojë se raporti është publikuar, me siguri kemi qenë në pres konferencë kur është publikuar.  Më lejoni ta lexoj raportin, ta shoh çfarë është publikuar,  që të mundë të jap reagimet dhe menjëherë gjatë ditës ose më së voni nesër do të jap komentin tim”, tha Zaev, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur se çfarë nënkupton kjo konkretisht për dorëheqjet e ofruara, tha se menjëherë pasi do t’i kuptojë të gjitha informacionet, do të jep edhe qëndrimin e tij për dorëheqjet e ministrit dhe zv/ministrit të shëndetësisë. /SHENJA/

 

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like