Zaev: “Çfarë është e radhës, që Mijallkov të bëhet drejtor dhe Gruevski të kthehet i pafajshëm mbi kali të bardhë?”

by admin
Spread the love

Vendimi i Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin “Target-Fortesa” për ish-shefin e Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, nga ana e Gjykatës së Apelit, ka shkaktuar pakënaqësi të shumta dhe reagime të ashpra. Presidenti Stevo Pandarovski thotë se është tronditur nga vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup.

Jam i shokuar nga vendimi i gjykatës së apelit për çështjen “Target-Fortesa”. Vendimi është disfatë për shtetin e së drejtës dhe dëshmi e besimit të ulët të qytetarëve tek organet e drejtësisë. Vendime të tilla vetëm ulin besimin e qytetarëve se reformat reale në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të mundshme”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Ish-kryeministri Zoran Zaev anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe kthimin e këtij rasti në rigjykim e vlerëson si tallje ndaj luftës, që sipas tij, është bërë për të përmbysur tiranët e pangopur të regjimit.

Çfarë është e radhës, që Mijallkov të bëhet drejtor dhe Gruevski të kthehet i pafajshëm mbi kali të bardhë? Edhe nëse ne nesër bëhemi anëtarë të BE-së, kjo nuk do ta lajë këtë turp. U bëj thirrje të gjitha autoriteteve nga dhe rreth gjyqësorit, të gjithëve me një gram përgjegjësi për të ardhmen e vendit tonë dhe popullit tonë, që të mos lejojnë të skadojnë veprat e Mijallkovit dhe të bëjnë gjithçka që fajtorët të përgjigjen sepse ka prova për krimet e tyre ”, tha ish-kryeministri Zoran Zaev.

Për ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, vendimi është i turpshëm për gjyqësorin.

Dhe jo, as BE dhe as SHBA nuk do ta zgjidhin këtë problem për ne. Ata mund të ndihmojnë, por ne qytetarët do të duhet ta zgjidhim problemin duke luftuar partizimin. Përderisa nuk ka vend për të aftët dhe të ndershmit për shkak të besnikëve partiakë, nuk ka rrugëdalje nga ky rreth i shëmtuar”, tha ish ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Reagim të menjëhershëm ka pasur edhe opozitarja VMRO-DPMNE. Në Maqedoni nuk ka asnjë rast kur drejtësia fitoi deri në fund thonë nga partia e Mickoskit.

“Për të gjitha veprimet e gjykatës dhe prokurorisë, përgjigjet duhet të kërkohen nga gjyqësori dhe qeveria e Kovaçevskit dhe bashkë partiakët e tij që e ndërtuan karrierën e tyre në këtë rast, si dhe nga Ahmeti dhe BDI që janë pjesëmarrës aktivë në të njëjtën qeveri dhe ndajnë përgjegjësinë për gjyqësorin e korruptuar. Një gjë është e sigurt dhe evidente në Maqedoni, e ai është klientelizmi, gjyqësori dhe prokuroria e korruptuar plot me personel të BDI-së dhe LSD-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Në lidhje me vendimin e Apelit që lënda të kthehet në rigjykim, pakënaqësinë e ka shprehur dje Zv/kryeministrja për Qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska. Vepra mund të vjetërsohet, që do të thotë shkelje e të drejtave të njeriut që i garanton Kushtetuta, ka thënë dje ajo. Vendimi në Gjykatën e Apelit në Shkup është marrë nga Këshilli i Gjyqtarëve i kryesuar nga Jani Niça, dhe anëtarët e tjerë Enver Bexheti, Gjoko Ristov, Lidija Çaçeva dhe Tanja Mileva.

Lexo lajme interesante

You may also like