Zaev: Ata që refuzojnë të regjistrohen duhet të sanksionohen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Njerëzit të cilët refuzojnë të regjistrohen duhet të sanksionohen, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse nuk kanë kërkuar të vazhdohet afati i regjistrimit dhe çka do të bëhet me ato njerëz që nuk janë regjistruar, kryeministri Zaev ka thënë se të gjithë e dinë se si zhvillohet procesi i regjistrimit, të gjithë e dinë se brenda numrit më të madh të dhënat i kanë nga bazat.

“Pyetjet që parashtrohen janë disa si përcaktimi etnik, përcaktimi religjioz, mënyra e shkuarjes apo ardhjes nga puna ose tjera. Të gjitha ato pyetje ose një për qind nëse ka mbetur të paregjistruar do të ishte nga dy arsye. E para njerëzit që refuzojnë të regjistrohen dhe duhet të sanksionohen”, ka deklaruar Zaevi.

Deri më 29 shtator sipas të dhënave të ESHS-së në vend janë regjistruar mbi 1.8 milionë qytetarë. Procesi i regjistrimit i cili ka filluar më 5 shtator përfundon sonte në orën 20.00.

You may also like