Yuri Kim jep mesazhin e koduar pas intervistës së Escobar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka rrëzuar dje pretendimet e mediave pranë Berishës, të cilët abuzuan me intervistën e dhënë nga zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar. Ky i fundit teksa foli në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ndërsa dënoi dhunën e ushtruar më 8 janar nga mbështetësit e Berishës.

Por deklarata e tij u keqinterpretua nga disa ithtarë dhe media pranë ish-kryeministrit, të cilët nxituan dhe deklaruan se edhe amerikanët e pranuan që Berisha ka mbështetje, duke bërë që ambasadorja Kim të thotë fjalën e fundit për zotin Berisha, i shpallur “non grata” nga DASH. Pas intervistës së zv/ndihmës sekretarit Gabriel Escobar, Kim e ka shpërndarë atë në rrjetet e saj sociale, duke dhënë edhe komentin e saj. Në postimin e saj, ambasadorja kërkon që shqiptarët ta gjykojnë vetë komentin e zyrtarit të lartë amerikan lidhur me protestën e 8 janarit por edhe zhvillimet më të fundit në selinë e PD-së.

Postimi i Yuri Kim:

“Jeni lodhur nga “spin doktorët”(propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim.

You may also like