Yuri Kim i vajti Metës në zyrë, reagon Berisha: Takim normal i ambasadores me partnerin e PD

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar takim normal atë të një ditë më parë mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha u pyet për këtë takim nga një qytetar gjatë bashkëbisedimit në platformën online. Sipas tij, ishte takim normal mes ambasadores së SHBA dhe partnerit të PD.

Një takim normal i një ambasadores së SHBA me një partner të PD”, tha Berisha shumë shkurt.

Kryedimplomatja amerikane vizitoi dje në zyrë, kreun e PL. Ky takim u përshkrua si zbutje e tensioneve mes Metës dhe Kim, pas përplasjeve që ky i fundit pati me ambasadoren kur ishte në Presidencë.

Ndërkaq, ambasada amerikane theksoi se takimi ishte në vazhdën e takimeve të tjera që Kim ka zhvilluar së fundmi me përfaqësuesit politikë në vend.

You may also like