“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu kritika ndaj ambasadores amerikane

by admin
Spread the love

Baton Haxhiu, ka kritikuar ambasadoren Yuri Kim, pas disa deklaratave të saj në emisionin “Opinion”, por edhe për sjelljen e saj në përgjithësi.

Haxhiu tha se Kim foli si kryeministre e Shqipërisë dhe se sot SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës Amerikane, sesa si prokurori e Shqipërisë.

“Yuri Kim foli si të jetë kryeministre e Shqipërisë. Kjo foli më shumë se kryeminsitri për Shqipërinë.

Ajo e ka marrë mandatin për një gjuhë të tillë, ajo e përfundon mandatin në dhjetor. E dyta, foli me emra të përvetshëm, që i preku dhe përkrahu, sidomos ish drejtorin Gledis Nano.

Pastaj foli për SPAK, sikur të ishte SPAK prokurori e ambasadës dhe jo e Republikës së Shqipërisë. Mbështetja dhe diskursi për SPAK, tregon se institucionet e shtetit, nuk kanë një lloj kontrolli institucional. SPAK i përgjigjet ekskluzivisith financuesve të tillë.

Ajo ka të drejtë të kërkojë rezultate, por jo me këtë gjuhë.

Do të ishte e ndershme të na thotë, si mund të jetë vend demokratik, nëse ambasadorja nuk thotë cilat janë mediat e financuar nga rusët?!

Nëse Rusia është e keqja e kësaj kohe, thuaje cilat media përkrahen nga Rusia”, deklaroi Haxhiu.

You may also like