Yuri Kim falenderon Bashën: Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, është takuar ditën e djeshme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku ajo e falenderon Bashën për takimin e shkëlqyer në lidhje me çështjet kyç që prekin marrëdhëniet mes dy vendeve, që nga forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit.

Gjithashtu, Kim nënvizon se një opozitë e fortë që bën përpara, është thelbësorë për demokracinë e vendit.

“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.

You may also like