Ylli shqiptar që po shkëlqen në botë: Ja sa është pasuria e Dua Lipës?

by admin
Spread the love

As Dua Lipa nuk e kishte imagjinuar se do të ishte një nga artistet më të rëndësishme dhe më të suksesshme në botë.

 Kur ajo filloi rrugëtimin e saj me muzikë, publikoi cover të këngëve Pink dhe Nelly Furtado në Youtube.

 Që nga ai moment, ylli shqiptar ngjiti me shpejtësi shkallët e suksesit. Kënga e parë e Dua Lipës u publikua në gusht të vitit 2015. Titullohet “Neë Love” dhe menjëherë u bë virale.

Në vitin 2016, Dua Lipa ishte një emër i respektuar në industrinë e muzikës dhe filloi turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë

Albumi debutues me emrin e saj u publikua në vitin 2017, duke zënë vendin e pestë në MB dhe Irlandë.

Kënga e albumit, ‘Neë Rules’ arriti në vendin e parë në MB, Belgjikë, Irlandë dhe Zelandën e Re.

Kjo është kënga e saj më e shitur edhe sot e kësaj dite. Tani Dua Lipa është një nga fytyrat më të njohura në të gjithë botën dhe ka performuar në disa nga eventet më të mëdha si finalja e UEFA Champions League dhe Super Boël.

Sa është pasuria e Dua Lipa?

Forbes vlerëson se Dua Lipa vlen rreth 35 milionë dollarë, pasuri e cila vjen nga të gjitha të ardhurat e saj muzikore dhe si modele.

Gjithashtu ka një podcast të suksesshëm të quajtur, “Dua Lipa: Në shërbimin tuaj”, ku ajo eksploron shumë lloje të ndryshme të gazetarisë.

Është një nga më të renditurit në Spotify dhe ofron një aspekt tjetër të këngëtares pop.

Në vitin 2022, ajo mori vendimin për të refuzuar që të performojë në Kupën e Botës FIFA në Katar për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Ajo ndoshta do të ketë një shans për të performuar në Kupën e Botës në vitin 2026.

You may also like