Ylli Manjani zbulon skandalin e Reformës Zgjedhore: Më 25 prill votova PD-në dhe kjo është ulëritëse

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke hedhur dyshime për pazar mes PD dhe PS, akuzon opozitën se ka propozuar një draft për Reformën Zgjedhore që lë në fuqi atë është aktualisht.

Manjani zbuloi se në 25 prill ka votuar për Partinë Demokratike, ndonëse u shpreh se ishte penduar, pasi PD jo vetëm nuk e përfaqëson, por tha se janë edhe të papërgatitur.

Manjani tha se PD sot është “tapë topi”, duke shtuar se nuk janë të denjë as për të qenë në pozitë dhe as në opozitë.

“Janë fiks elementët e pazarit, unë të hedh tre, ti ke një. Qëndrimi i PD është qëllimisht kakofonik, i kushtëzuar me gjëra të pabëshme dhe me gjëra që nuk i interesojnë. Reforma Zgjedhore që kanë propozuar është për të lënë në fuqi këtë që është. Është më e rëndë se Territorialja. Le në fuqi këtë që është. E kam lexuar këtë gjë. Qëllimisht nuk e kanë seriozisht. Kanë dhënë fjalën që do ta japin atë votë. Dhe bëjnë mirë ta votojnë edhe zgjatjen e Vettingut, sepse ky Vetting duhet të përfundojë. Dhe nuk po bëjnë keq në fakt. PD ka marrë edhe votën time Partia Demokratike e nuk më përfaqëson, kjo është ulëritëse, kam të drejtë të ulëras në kupë të qiellit. E ka marrë votën time sepse besova te rotacioni. Por nuk e dija që janë krejt tapë topi, të papërgatitur as për pozitë dhe as për opozitë. Vini këtu me Vettingun në politikë me ide komuniste, komunizëm i pastër. Vettingu në politikë është i rrëzuar nga Komisioni i Venecias”, tha Manjani duke replikuar me deputetin e PD.

You may also like