Ylli Manjani sqaron: S’jam unë autori apo nismëtari i peticionit kundër Yuri Kim! Thjesht e firmosa

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mohon të jetë autori apo nismëtari i një peticioni on-line kundër sjelljes së ambasadores Yuri Kim.

Megjithatë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manjani thotë se është plotësisht dakord me përmbajtjen e peticionit ndaj dhe e ka firmosur. Peticioni kërkon që ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim të mos përfshihet në politikën e brendshme.

Manjani më pas sulmon ato media që kanë raportuar se është ai krijuesi i këtij peticioni.

Reagimi i plotë i Manjanit:

“Sqarim:

Unë nuk jam autor e as nismëtar i peticionit online për sjelljen skandaloze të zonjës Yuri Kim!

Jam thjesht nënshkrues i këtij peticioni.

Po të isha nismëtari do kërkoja që peticioni ti drejtohej Ministres së Jashme të Republikës; Presidentit të Republikës dhe Komisionit të Jashtëm të Parlamentit.

Nismëtarët kanë gjykuar të tërheqin vemendjen e publikut dhe pse jo, edhe të eprorëve të zonjës Kim në Ëashington. Është nisma e tyre dhe unë veç i respektoj, i bindur se rruga zyrtare do ishte ajo që shpreha më lart.

Me përmbajtjen e reagimit JAM PLOTËSISHT DAKORD. Ndaj dhe e firmosa pa asnjë ekuivok dhe me bindje të plotë. Më vjen mirë që kjo çështje mori interes edhe më të gjerë.

Kështu që dezinfornimet e disa port’haleve të qeverisë dhe të torre-opozitës, janë të pavend.

Unë nuk fshihem pas askujt.

Mendimin që kam e them pa e çarë kokën se kujt i pëlqen e kujt jo.

E kam thënë gjithmonë në çdo rrethanë dhe me kosto personale.

As nuk i kërkoj llogari asnjë medie se përse vjedh statuset e mia në faqen time personale në FB.

Kam bindje të plotë se sjellja e zonjës Kim është ligjërisht e papranueshme, qoftë kjo edhe me leje të DASH.

Pse nuk u dashka thënë kjo gjë?!

Pse nuk u dasha shprehur një papajtueshmëri e tillë?!

Nuk kam zgjedhur të jetoj në vendin tim me viza të huaja në pasaportë. Jetoj mjaft mirë pa vizë dhe nuk para i shkoj për vizitë asnjë shteti që më lypë vizë.

Por edhe sikur të jetosh për një vizë, përse u dashka fshehur mendimi i lirë?!

Çfarë lesh mediash janë këto që hidhen përpjetë, sajojnë e shpifin skenarë, vetëm pse njerëzit mendojnë dhe e shprehin mendimin lirisht?!

Media e lirë është kjo?!

Dhe më në fund ata që ende mendojnë se qenkam në shërbim të disa politikanëve (Berishës apo Metës apo ku e di unë se kujt tjetër),na e rrofshin për verë!

Skam ndërmend të jap spjegime e prova të mëtejshme publike se fjalët e mia janë thjesht mendimet e mia.” tha ai.

You may also like