Ylli Manjani shpërthen keq ndaj Bashës: Garda i shërben Republikës jo politikës, mbrojtja e trupit të Bashës kundra ligjit

by admin
Spread the love

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës, duke i kujtuar këtij të fundit që; “Punonjësit e Gardës që mbrojnë trupin e Lulzim Bashës, nuk janë nën urdhrin e ligjit por të pushtetit, ku pushteti ka vendosur që të tejkalojë fuqinë e ligjit për Gardën dhe të marrë nën mbrojtje trupin e Lulit”, transmeton Lajme.al.

Sipas Manjanit, “Është njësoj sikur Garda të mbrojë hajdutin që hyn të vjedhë shtëpinë dikujt”, shpehet ish-ministri.

Reagimi i Manjanit:

“Garda i shërben Republikës jo politikës!
*******
Punonjësit e Gardës që mbrojnë trupin e Lulzim Bashës, nuk janë nën urdhrin e ligjit por të pushtetit. Pushteti ka vendosur që të tejkalojë fuqinë e ligjit për Gardën dhe të marrë nën mbrojtje trupin e Lulit. Arsyeja formale është se Luli, në çastin kur u mor në mbrojtje, ishte kryetar i PD.

Nëse lexoni ligjin për Gardën e Republikës, veçanërisht nenet 3, 4, 7, 11 dhe 12 në harmoni me njëri tjetrin, do ta kuptoni qartësisht se:

Garda e Republikës nuk merr në mbrojtje as seli partish e as kryetarët e tyre! Garda mbron PERSONALITETET SHTETËRORE, dhe jo çdo njeri. Argumenti që po mbrojmë kryetarin e opozitës kërcet shumë llogjikisht dhe ligjërisht. Llogjika të shtyn të pyesësh se nga kush mbrohet kryetari i opozitës?!! Pastaj opozita nuk ka vetëm një parti, dmth kryetar. Pse jo të tjerët por vetëm Luli?! Ligji na tregon se kush janë personalitetet shtetërore që ruhen nga Garda. Neni 3 është i prerë:…” Garda mbron VETËM personalitetet shtetërore…”.

Shiheni se në çfarë pozite të vështirë e vendosin Gardën e Republikës!
Po tani që Lulin e kanë larguar nga kryetarllëku anëtarët e partisë (44 000 anëtarë me votim të drejtpërdrejtë) kë mbron Garda?!

Apo e ndan Garda se kush është kryetari i PD?! Përveç se në pozicion jollogjik e joligjor, Gardën e kanë vendosur edhe në një mision jodemokratik! Kulmi! E përse?! Ju duhet Luli aty në seli?!

Nejse, i hedhim mënjanë të gjitha këto argumente. Si do tja ruajë trupin Lulit Garda?!
Ligjërisht ka vetëm një mënyrë: të mos e lejojë të futet në selinë e PD. Sepse për Gardën ajo është godinë me rrisk të lartë. Garda e di që nuk i dilet kurrë turmës para.

Se Garda nuk mbron dot trupin e askujt që niset për të zabtuar një godinë! Është njësoj sikur Garda të mbrojë hajdutin që hyn të vjedhë shtëpinë dikujt. Kurse pushteti duhet të zgjedhë: ose ti lërë Gardën Lulit e të mos e lejojë këtë të fundit të hyjë në seli, ose ti heqë mbrojten atij dhe të lejojë Partinë Demokratike të zhvillojë misionin e saj politik. Alternativat e tjera janë të rrezikshme.

Në çdo rast unë jam që Garda të kthehet në misionin e saj ligjor.
Garda është Republikës, jo e politikës”, shkruan Manjani.

You may also like