Ylli Manjani liston ngjarjet e bujshme, bën deklaratën e fortë: SPAK lë hapësira për të menduar se është në dorë të qeverisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Avokati Ylli Manjani ka bërë një analizë të thelluar për punën e SPAK gjatë vitit që lamë pas, teksa ka listuar disa nga ngjarjet më të bujshme. Manjani shkruan se ky institucion lë shumë hapësira për ta menduar se është si instrument ikuizicioni në dorë të pushtetit politik.

Postimi i Manjanit:

“Meqë ky vit filloi me lajme nga SPAK, janë disa momente që nuk mund të mos tërheqin vemendjen:

1. Çështja komisioni i tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, u shfry. Nga hetimi nuk doli as kush i porositi e as përse i porositi. Gjykata kundër korrupsionit (shkalla e parë)dënoi në mënyrë të sforcuar komisionin, por nuk ndëshkoi korrupsionin.

Asnjë i korruptuar nuk u gjet e as u dënua.

Ndërkohë kontrata e lidhur është në fuqi dhe shteti vijon ti blejë ato uniforma.

2. Përse e dinte Kryeministri arrestimin e mjekut Edvin Prifti, kur ky i fundit ende skishte dalë para gjykatës?!

3. Arrestimi dhe mbajtja në burg i Thoma Gëllçit për llogari apo inat të dikujt është flagrante! Nëse zyrtarët arrestohen përse shtyjnë njoftime tenderash, pa asnjë pasojë financiare, atëhere të gjithë ta mbledhin mendjen se burgu është me detyrim si dikur ushtria.

4. Për çështjen e inceberatorëve pyetja qëndron: duan të sqarojnë skemën korruptive, apo të dënojnë hallka të vepanta të saj për të mbuluar skemën?!

Kjo çështje nuk mund të quhet e hetuar plotësisht kur ende nuk është arrestuar “i zoti i punës”, ai që është ndërtuesi i të 3 djegësve, Mirel Mërtiri pra. Nga ky duhet të fillonte hetimi. Nga korrupsioni duhrt të shkohej drejt bakshishit. Me dënimin e bakshishit nuk mbulohet dot korrupsioni.

5. Cështja e Bashkisë Lushnje, tregon edhe njëherë se SPAK është i mbingarkuar me çështje rutinë. Kjo mbingarkesë, nuk e di, shërben si alibi apo si arsye përse SPAK nuk heton vendimmarrësit në këtë vend.

Ata që japin pasurisnë publike me koncension dhe që i shpenzojnë paratë publike sipas qejfit.

6. Sa trafikantë dhe koka të krimit të organizuar kapën e dënuan?! Kjo është pyetja themelore. Se shoferë e punonjës firmash janë kapur gjithmonë…

Askush nuk e mendoi SPAK si intrument ikuizicioni në dorë të pushtetit politik. Por sjellja e këti institucioni lë shumë hapësira për ta menduar këtë gjë..

Të shohim në vijim…“-shprehet Manjani.

You may also like