Ylli Manjani e thotë hapur: Nëse do isha Sali Berisha, ja pse do e nxirrja jashtë Lulzim Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Demokratike. Manjani është shprehur se nëse do të ishte Sali Berisha do të nxirrte jashtë Lulzim Bashën.

“Nëse do isha Sali Berisha, do e nxirrja jashtë Lulzim Bashën, me autoritetin e anëtarëve të partisë, sepse e thjeshtë, ka urdhëruar partia. Jo jam jo nuk jam, nëse ndjekim logjikën zyrtare, këtë rrugë ndjekim, Basha nuk është kryetar i PD, le ta takojë kushdo, çfarë do lloj ambasadori. Institucionalisht ngjarja është e zgjidhshme, nuk e kuptoj pse nuk ndodh. E gjitha ndodh për bravat e Bashës. Lulzim Basha duhet nxjerrë me gjithë bravë jashtë”, deklaroi Manjani në një studio televizive.

You may also like