Ylli Manjani: Do votoja me shumë qejf në primaret e PD, nuk e di a quhem simpatizant, por besoj opozitar mund të quhem

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i Drejtësisë nën siglën e LSI, Ylli Manjani, vlerëson procesin e primareve në Partinë Demokratike dhe shprehet se do të votonte “me shumë qejf”, nëse do t’i jepej mundësia.

“Primaret janë një event politik i ri në vend. Synimi i tyre është të përzgjidhet një emër që përfaqëson më mirë”, shprehet Manjani në një postim në rrjetet sociale, teksa shton se sidoqoftë, nuk do të preferonte të merrte pjesë në një garë, ku është vetëm një emër.

Shkrimi i Manjanit:

“Do shkoja me shumë qejf të votoja në primaret e PD për të caktuar kandidatin.
Nuk jam anëtar i PD. Nuk e di a quhem simpatizant, por besoj opozitar mund të quhem.
Primaret janë një event politik i ri në vend. Synimi i tyre është të përzgjidhet një emër që përfaqëson më mirë.
Si opozitar do kisha qejf të kontribuoja në përzgjedhjen e kandidatit që do përfaqësojë opozitën politike.
Por nuk e di a kam mundësi të votoj në primare pa qenë anëtar i PD dhe, pa qenë e nevojshme të quhem simpatizant?! A mund të jap një kontribut si qytetar i thjeshtë?! Sidoqoftë, nuk do merrja pjesë nëse në garë është vetëm një emër. Sepse nuk ka kuptim gara. Por po të ishte e lejueshme do të votoja në primaret e PD”, shkruan Manjani.

You may also like