Ylli Manjani: Basha donte që ta pranonte humbjen përballë Ramës pa mbaruar gara, ky njeri është kohë e humbur

by admin
Spread the love

Deklarata e Lulzim Bashës, se ai e fitoi Bashkinë e Tiranës vetëm se shmangu Sali Berishën në fushatën e vitit 2011, ka ngjallur shumë reagime në rrjet dhe nga politikanë dhe personalitete protagonist në ato kohë.

Mes të tjerëve, edhe Ylli Manjani nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Facebook, zbulon se po të ishte për Lulzim Bashën, ai ishte gati që të dilte dhe të pranonte humbjen përball Edi Ramës në ato zgjedhje.

Postimi i Manjanit:

Përveç të tjerëve (Saliut, Ilirit dhe pse jo Hysniut) bashkinë e Tiranës në 2011 Luli e mori me VAR (Vendimet e Arben Ristanit). Ndërkohë që Luli donte të dilte të pranonte humbjen pa mbaruar gara…
Në katandisjen mjerane ku ka rënë, është e kuptueshme nevoja për të gënjyer, por mosmirënjohja është e neveritshme! Nejse, kohë e humbur ky njeri”, shkruan Manjani.

You may also like