Ylli Manjani: Analiza zgjedhore fatale që Lulzim Basha fsheh

by admin
Spread the love

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, ku shprehet i revoltuar ndaj kreut demokrat Basha,  duke u  munduar të largojë fajin nga vetja.

Ndër të tjera, Manjani shprehet se Lulzim Bashës, nuk i ka faj për humbjen në zgjedhje as LSI, as patronazhistët, por fajet i ka vetë Basha.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Në dy zgjedhjet politike në vend, 2017 dhe 2021, 51% e votuesve nuk kanë votuar qeverinë. Aq më pak qeverinë moniste. Monizmi në mënyrën më paradoksale të mundshme është vendosur nga pakica ekektorale.

Kujtoj se PS në të dy zgjedhjet politike, megjithë paratë e shpenzuara, përdorimin ekstrem të pushtetit për vota, me skemë patronazhimi etj mori vetëm 48.5% të votave. Pra më pak se gjysma e numrit total të votave.

Lulzim Basha dhe PD e tij nuk arriti të vihej në krye të shumicës elektorale në të dyja zgjedhjet. Dështoi në mënyrë fa*tale. Më keq akoma, opozita e Bashës u bë barrierë për këtë shumicë elektorale që të përballej vetë me qeverinë moniste të pakicës.

Në këtë llogjikë, që bazohet në fakte reale, jo opinione, Lulzim Bashës nuk i ka faj: as blerja e votës, as, as përdorimi i pushtetit për vota, as patronazhistët, nuk i ka faj as LSI, por veç vetja e vet.

Me këto instrumente, PS ka kompensuar konsumin e vet në pushtet, por nuk ka arritur dot të blejë e as të imponojë shumicën elektorale. Këtë shumicë dështoi ta menaxhonte Luli, kushdo politikan do ta konsideronte shans të artë, por ai dështoi!

A e dështoi se s’di, apo se nuk do, për mua ka pak rëndësi. Ky është përkufizimi i dështimit fatal. Dëmi që i sjell shoqërisë është i rëndë. Sepse përveç faturës së keqqeverisjes, Luli si dështak politik kronik i shton shoqërisë edhe kostot e mungesës së shpresës që vota vlen.

Fakt është se po votove Lulin, megjithëse je në shumicë, prapë nuk fiton. Me Lulin në krye, qeverisë pakicë moniste pa i hyrë gjëmb në këmbë.

Kjo është analiza që Luli fsheh. E maskon me komisione parlamentare, nisma ligjore të tipit kom*unist dhe pr*opagandë të blerë me paratë e buxhetit që i jepen PD. Kjo është analizë faktesh e jo llafesh“, shkruan Manjani.

You may also like