Ylli i Udineses përlotet pas dëmtimit, tifozët e Napolit e surprizojnë

by admin
Spread the love

Napoli vazhdon të marshojë drejt titullit kampion. Skuadra e Luciano Spallettit mposhti 3-2 Udinesen në stadiumin “Diego Maradona”, regjistroi triumfin e 11-të radhazi në Serie A dhe kryeson me 11 pikë më shumë se Lazio dhe Milani, ekipe që zbresin sot në fushë.

Vendasit dominuan kundërshtarin për një orë lojë, për të ulur ritmin më pas, situatë që u shfrytëzua nga Udinese, që trembi tifozët napolitanë me dy golat e shënuan në minutat e fundit. Gjithsesi, Napoli menaxhoi avantazhin dhe festoi suksesin e radhës.

Një episod interesant u regjistrua në stadium. Gerard Deulofeu, lojtari më i mirë i Udineses, pësoi një tërheqje muskulore në minutën e 26’ dhe u detyrua të largohej nga fusha. Sulmuesi spanjoll e ndjeu se nuk bëhej fjalë për lëndim të thjeshtë dhe shpërtheu në lot.

Një gjë e tillë preku popullin napolitan. Gjatë momentit që ylli i ekipit friulan po largohej i përlotur nga fusha, tifozët e pranishëm në stadium nisën duartrokitjet e gjata për të. Sigurisht që nga njëra anë ishin të çliruar për faktin që kundërshtari më i rrezikshëm e mbylli ndeshjen./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like