Ylli i Kosovës takohet me Batatinën para miqësores në Antalia, shkëmbejnë dhurata me njëri-tjetrin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Llapi ka shënuar fitore në miqësoren e radhës të zhvilluar në Antalia të Turqisë, atje ku po qëndron tash e disa ditë në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Llapjanët kësaj radhe triumfuan 1:0 ndaj skuadrës ruse, Akhmat Grozny.

Golin e vetëm të duelit kontrollues e realizoi me kokë, Bianor Neto.

Para nisjes së kësaj sfide, futbollisti kosovar i Akhmat Groznyt, Bernard Berisha ka takuar kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.

Ata shkëmbyen edhe disa dhurata me njëri-tjetrin. Berisha i dhuroi fanellën e tij të skuadrës ruse, ndërkohë që Batatina i dhuroi emblemën e klubit llapjan.

Për Llapin kjo ishte ndeshja e katërt miqësore në qytetin bregdetar turk.

You may also like