Ylli francez humb finalen Spanjë-Francë pasi rezulton pozitiv me COVID-19

by admin
Spread the love

Adrien Rabiot do të mungojë kundër Spanjës në finale të Nations League. Ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Franca do të jetë të dielën pa mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një ditë para finales së Nations League, që Gjelat e zhvillojnë me Spanjën.

Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja e Francës në një postim në “twitter” duke konfirmuar gjithashtu se futbollisti është izoluar menjëherë.

Sido që të jetë, kjo është alarmante për Francën, pasi mund të ketë të tjerë të infektuar dhe më shumë do të mësohet pas testimeve të radhës, si në mëngjes, ashtu edhe para ndeshjes.

You may also like