Ylli brazilian i futbollit Dani Alves nën hetim për sulme seksuale

by admin
Spread the love

Futbollisti brazilian Dani Alves është nën hetim për një sulm të dyshuar seksual që ndodhi në Barcelonë muajin e kaluar, konfirmoi të martën Gjykata e Lartë e Katalonjës.

“Gjykata numër 15 e gjykatës hetuese të Barcelonës ka hapur procedimin për një krim të dyshuar të sulmit seksual për shkak të një ankese të paraqitur nga një grua kundër një futbollisti për ngjarjet që dyshohet se kanë ndodhur në një klub nate të Barcelonës muajin e kaluar të dhjetorit”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Burime për CNN konfirmojnë se akuzat kanë të bëjnë me Dani Alves.

Alves mohon çdo akuzë, sipas Reuters.


Top Channel

You may also like