Yjet shqiptarë dominojnë “MTV Europe Music Awards”! Rita Ora prezantuese, Dua Lipa, Gjoni dhe Loredana të nominuar për çmime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Njëra ndër ngjarjet më të mëdha muzikore, MTV Europe Music Awards, e cila do të mbahet më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë, do të ketë si prezantuese këngëtaren nga Kosova, Rita Ora.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Rita Ora ka konfirmuar se do të jetë njëra ndër prezantueset në këtë eveniment.

Ndërsa artistja tjetër, Dua Lipa, është e nominuar për kategorinë si “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop”,  së bashku me emra të tjerë të njohur si : BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber etj.

Nga ana tjetër, “MTV EMA” do të bëjë ndarjen e çmimit për artistin më të mirë të vitit në secilin shtet evropian. Dhe supriza priten nga Zvicra, aty ku janë të nominuar dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj. Shqiptarët e Kosovës mund ta themi pa asnjë ekzagjerim se po e dominojnë tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe si shqiptarë, s’mund të jemi veçse krenarë! /revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like