Xiaomi 12S Ultra, smartphone që mund të montojë lente fotografike Leica

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Xiaomi ka ngushtuar hendekun mes smartphone-ve dhe fotokamerave dixhitale të fashës së lartë, me modelin Xiaomi 12S Ultra dhe sensorit të tij 1″. Edhe ky është i pajisur me lente, me gjatësi fokusi fikse, si një smartphone tipik.

Tashmë kompania ofron një vështrim pas skenës – në të vërtetë ishin dy projekte në fazë zhvillimi – njëri prej të cilëve u bë 12S Ultra. Tjetri është një hibrid mes një smartphone dhe një fotokamere mirrorless.

Kjo pajisje konceptuale ka një sensor të dytë 1”, i cili nuk është i mbuluar nga objektivi i vet (por nga një xham zefiri për mbrojtje). Kjo e lejon përdoruesin të montojë lenten Leica M, duke i hapur një derë të re përdorimit (gjysmë)profesional. Varieteti i gjerë i objektivave ndërthuret me një aplikacion fotokamere të avancuar. Natyrisht, me formatin RAW në 10 bit.

Për këtë është i nevojshëm një adaptor, i cili e bën pajisjen më të rëndë. Më lart folëm edhe për një sensor të dytë 1″ – ky koncept mund të shkrepë foto dhe të bëjë video si një telefon normal, pasi ka të njëjtën fotokamerë kryesore të 12S Ultra (sensor 1″, objektiv 23 mm) dhe një fotokamerë me kënd të gjerë (13 mm), që mund të përdoren pa hardware shtesë.

Në të kaluarën janë realizuar aksesorë për lentet e smartphone-ve, por bëhet fjalë për një projekt defektoz – drita duhet të kalojë si nëpërmjet objektivit të jashtëm, si atij të telefonit, me humbje të ndjeshme të dritës dhe një imazhi më pak të qartë. Koncepti i Xiaomit është i ndryshëm – një lente Leica e lidhur e dërgon dritën direkt te sensori (me përjashtim të xhamit mbrojtës ndaj pluhurit dhe ujit).

Funksionon më thjeshtë se një fotokamerë mirrorless 1″ kur është i lidhur me një objektiv. Ndryshe nga një fotokamerë karakteristike mirrorless, kjo pajisje ka funksione të avancuara fotografike, që mundësohen nga procesori Snapdragon 8+ Gen 1.

Edhe në këtë rast, po flasim për një pajisje ndryshe, me objektiva shtesë që i shtohen objektivit të smartphone. Nuk është si fotokamerat me lente që propozonte Sony dhjetë vite më parë. Dhe nuk është si fotokamerat me sistem operativ Android që kishin funksionin e telefonit. Ato nuk kishin lente që mund të ndryshoheshin. Kjo është diçka unike e realizuar nga Xiaomi dhe Leica.

Xiaomi nuk ka dhënë asnjë informacion mbi shitjen e kësaj pajisje koncept mbështetur te 12S Ultra. Ndoshta nuk do ta bëjë dhe ndoshta nuk duhet ta bëjë – thuhet edhe se Xiaomi 13 Pro do të ketë sensor 1″.

Në çdo rast Sony duhet të përgatitet mirë për modelin e ardhshëm Xperia Pro.

/ GSMArena

You may also like